PSG duhet të shesë lojtarë në vlerë 200 milionë euro këtë verë

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint-Germain duhet të shesë lojtarë me vlerë rreth 200 milionë euro këtë verë në mënyrë që të financojë të gjithë ardhjet e reja që Mauricio Pochettino dëshiron.

Giorginio Wijnaldum ka mbërritur nga Liverpool dhe Achraf Hakimi do të bashkohet nga Interi.

Megjithatë, te klubi nga Parc des Prince rrugës për t’u bashkuar janë edhe portierit Gianluigi Donnarumma dhe mbrojtësi Sergio Ramos.

Ndërsa Wijnaldum, Donnarumma dhe Ramos do të ishin transferime falas, fatura e madhe e pagave të tyre me rrethanat e shtrënguara financiare mes Covid-19 do të thotë shumë shpenzime.

Gazeta franceze Le Parisien pretendon se drejtuesit e klubit duhet të shesin lojtarë në vlerë 200 milionë euro për të financuar blerjet e fundit dhe pagat e tyre.

Pablo Sarabia, Ander Herrera, Leandro Paredes, Idrissa Gueye, Thilo Kehrer, Abdou Diallo dhe Layvin Kurzawa do të shiteshin të gjithë nëse PSG merr oferta të mira.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme