PSG ka vendosur për të ardhmen e Pochettinos

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint-Germain duket se nuk dëshiron t’i ndajë rrugët me Mauricio Pochettinon.

Edhe pse u raportua se trajneri argjentinas ishte afër largimit, klubi francez duket se mbështetet në të.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, PSG ende i beson projektit dhe stilit të lojës së Pochettinos.

Tottenhami kishte kontakte me ish-trajnerin e tyre, mirëpo klubi francez nuk lejoi që të lëkundeshin raportet e tyre.

Kështu, Pochettino nuk pritet të bëjë njoftim për atë se do të qëndrojë në PSG, pavarësisht se kishte spekulime të mëdha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme