PSG i ofron Barcelonës francezin Mbappe për Coutinhon, arsye Neymar

?????????????????????????????????????????????????????????
Prishtinë | 26 Shk 2018 | 09:23 | Nga

PSG i shtyrë nga neymar i ka ofruar Barcelonës francezin Kylian Mbappe për brazilianin Philippe Coutinho
Sulmuesi brazilian, Neymar përveç problemeve me Edinson Cavanin, atij nuk po i pëlqen as sulmuesi francez, Kylian Mbappe.

Ai ka frikë se Topi i Artë i rrezikohet nga Mbappe, prandaj e dëshiron atë jashtë skuadrës, shkruan El Pais.

Madje Neymar në ndeshjet e fundit nuk është duke bashkëpunuar fare me Mbappe, ashtu sikurse po bën edh Dani Alves, vazhdon tutje gazeta.

PSG për të bindur Neymarin të mos largohet drejt Real Madridit, i ka ofruar Barcelonës francezin, e në anën tjetër i kërkuar shërbimet e Philippe Coutinhos dhe para.

Për Mbappe edhe Manchester City është gati të paguajë 300 milionë euro, por Barcelona me Coutinhon në anën e saj nuk ka nevojë të shpenzojë kaq para. /Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme