Psikologët e diplomuar në nivelin master në Universitetin e Prishtinës kanë paralajmëruar protesta pasi po konsiderojnë se institucionet i kanë lënë në harresë dhe nuk po u japin mundësi për të konkurruar në profesionin e tyre, shkruan sot Koha Ditore.
Protestë kishin mbajtur edhe në shtator të vitit të kaluar para objektit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), me ç’rast kishin zhvilluar edhe takim me ministrin tani në detyrë, Arsim Bajrami, i cili u kishte premtuar se do të bëjnë përpjekje për të gjetur një zgjidhje.