Masat anti-Covid mund të sjellin pasoja në shëndetin mendor, bëhet thirrje për mobilizim

Prishtinë | 10 Tet 2020 | 11:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nder të Ditës Botërore të Shëndetit mendor, Shoqata e Psikologëve të Kosovës, ka mbajtur  Kongresin ndërkombëtar “Shëndeti mentor, sfidat dhe e ardhmja”, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i kësaj shoqate, Ilir Hvolli, ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje, duke shtuar se organizimet të tilla dëshmojnë se sa i rëndësishëm është shëndeti mendor.  

Sipas tij, sfida mund të tejkalohen vetëm me bashkëpunimi të ndërsjellë.

Me një fjalë rasti të pranishmit i ka përshëndetur edhe Xhemajl Dumolli, drejtor i Institutit Special në Shtime.

Përderisa neuropsikiatri Sami Rexhepi, ka bërë apel që askush të mos frikësohet nga pandemia.

Por ai thotë se masat anti-Covid mund të sjellin pasoja në shëndetin mendor, prandaj edhe ka bërë thirrje për mobilizim.

“Nuk duhet të frikohemi nga pasojat e pandemisë, por duhet të kërkojmë që masat për parandalimin e sëmundjes të mos të merren si masat rigoroze e që mund të sjellin rebelim, por të bëhet mobilizim i të gjithëve për të fituar këtë betejë”.

“Të mobilizohemi dhe mos të ndihemi vet, ne jemi dhe do të jemi në shërbim të popullatës. Do të ketë problem, por jam shumë i sigurt që do të ja dalim shumë mirë”.

Osmani Veliu, drejt i QKMF-së në Skenderaj tha se vendi po kalon sitautë të vështirë të zhvillimit ekonomik e social, por edhe psikik, raporton EO.

Ferdinand Canaj, dekan i  Fakultetit të Sportit në Tiranë, ka kërkuar që të gjithë pa dallim të bashkëpunojnë në të mirën e shëndetit mendor.

Të ngjashme