Publikohen disa sekuenca nga dueti mes Dafina Zeqirit dhe reperit të njohur italian

| 19 Nën 2019 | 15:15 | Nga

Dafina Zeqiri ka paralajmëruar një projekt ndërkombëtar.

Pasi përfundoi një sezon të suksesshme me disa këngë, Dafina tani bashkoi forcat me reperin italian.

Është fjala për Sfera Ebbasta, me të cilin artistja shqiptare po bashkëpunon për të sjellë hitin e ri.

Pasi konfirmoi këngën përmes disa fotografive, Dafina postoi një video të shkurtër në InstaStory, ku zbuloi disa sekuenca të këtij dueti.

Kënga mes Dafinës dhe Sferas do të publikohet vitin e ardhshëm, mbetet të shihet se çfarë po përgatisin kjo dyshe

Të ngjashme