Samsung Galaxy Watch 3 ende nuk është publikuar zyrtarisht, megjithatë janë publikuar disa foto dhe një video e kësaj ore gjatë procesit të certifikimit nga NCC.
Ajo shfaqet e një eksterier të argjendtë dhe rripa të zinj prej lëkure.
Është paralajëmruar se Samsung Galaxy Watch3 do të vjen në tri ngjyra: Argjendtë, zezë dhe bronzi, shkruan GSMArena.
Ajo gjithashtu pritet të vijë në dy madhësi 41 dhe 45 milimetra, me ekran prej 1.2” dhe 1.4”, me bateri prej 247 mAh dhe 340 mAh, respektivisht.