Çekia është tronditur sot nga një sulm i armatosur që po raportohet se ka lënë disa të vdekur dhe disa të plagosur. Sulmi ka ndodhur në një universitet që ndodhet në qendër të qytetit, ndërkohë që sulmuesi është eliminuar.
Në media dhe rrjete sociale janë duke qarkulluar fotografi të studentëve të cilët kanë dalë në çati të objektit të universitetit për t’iu shmangur sulmuesit.
Ndërkaq pak më herët u konfirmua nga institucionet e këtij shteti se sulmuesi është vrarë.