Publikohen pjesë të letrave të gjeneralit kroat që piu helmin në gjykatore të Hagës

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 12:11 | Nga

Ndriçohen motivet që e çuan në vetëvrasje duke pirë helm, gjeneralin kroat në pension, Sllobodan Pralak, i dënuar në Hagë për krime lufte. Portali Index.hr. citon dy letra të cilat hetuesit e Tribunalit me rrugë diplomatike kohë më parë ia dorëzuan bashkëshortes së tij, transmeton Koha.net.

Që të dy letrat janë shkruar më 27 nëntor (2017) dy ditë para shpalljes së dënimit të plotfuqishëm në rastin e Herceg-Bosnjës.

“Vendimin për t’i dhënë fund jetës në rast se shpallem fajtor, e kam marrë kaherë – me qetësi, me vetëdije dhe të menduar mirë”, ka shkruar Pralak në letrën e parë, drejtuar familjes së tij.

Me letrën e dytë i drejtohet bashkëshortes.

“Kaqa, mendoj se letrën “Për familjen” do të duhej ta publikosh, për të penguar spekulimet e pafund, gënjeshtrat, psikologjinë e mjerë ejt.” Ka porositur Pralak.

Avokatja e tij, Nika Pinter, ka thënë se Pralak asgjë nuk ka bërë nën ndikimin e emocioneve momentale dhe të ndjenjave të momentit.

“Çdo gjë, që nga mbrojtja dhe jeta e tij personale e ka bërë me shumë precizitet, me vendosmëri dhe me qetësi”, është shprehur avokatja Pinter.

Pralak piu cianid në gjykatoren e Hagës më 29 nëntor të vitit të kaluar, pasi Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) ia konfirmoi dënimin me 20 vjet burgim për krime lufte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme