BQK publikoi sot statistikat bankare për muajin tetor.
Bëhet e ditur se asetet e bankave komerciale në muajin tetor 2023 kanë shënuar rritje për 11.7 milionë euro, e që është 0.16% më e lartë krahasuar me muajin paraprak, duke arritur vlerën 7.17 miliardë euro.
Investimet e bankave komerciale jashtë vendi (në formë të depozitave, letrave me vlerë dhe plasmanëve tjerë) kanë shënuar rënie prej rreth 6.8 milionë euro që janë për rreth 0.6% më të ulëta krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 1,12 miliardë euro.
Kreditë bruto në fund të muajit tetor 2023 kanë shënuar rritje për 42.47 e që është për 1% më e lartë krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 4.83 miliardë euro.
Vlera e kredive të reja në muajin tetor ishte 160.6 milionë euro.
Depozitat e klientëve në tetor 2023 kanë shënuar rritje për rreth 22.51 milionë euro që është 0.4% më e lartë krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 5.87 miliardë euro. Rreth 26% e depozitave janë të afatizuara. Ekonomitë familjare dominojnë me rreth 66.5% të totalit të depozitave (apo rreth 3.90 miliardë euro).
Vlera e depozitave të reja në muajin tetor ishte 61.3 milionë euro.
Raporti kredi-depozita në muajin tetor ishte në nivelin 82.3%.
Gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të muajit tetor 2023 ishte 838.3 milionë euro. Ndërsa provizionet për kredi u zvogëluan për 0.3 milionë euro apo 2.8% krahasuar me muajin paraprak, duke arritur vlerën 10.40 milionë euro.
Norma mesatare e interesit në depozita në muajin tetor është 2.37% (në shtator ka qenë 2.43%).
Norma e interesit në kredi në muajin tetor është 6.39% (në shtator ka qenë 6.51%).
Margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita në muajin tetor është 4.01% (në shtator ishte 4.08%).