Publikohet bilanci i fundit rreth Coronavirusit në botë, afër 10 milionë raste

Prishtinë | 27 Qer 2020 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Rastet me Covid-19 po rriten me shpejtësi në gjithë botën. Pas hapjes së vendeve dhe lehtësimit të masave, duket se bilanci po rëndohet.

Numri total i të prekurve në gjithë botën ka shkuar në 9,924,325. Numri i vdekjeve ka kapur shifrën 497,307.

Ndërkohë që numri i të shëruarve në gjithë botën është 5,374,553.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajnë vendin e parë për numrin e të prekurve dhe viktimave me 2,553,068 raste dhe 127,640 të vdekur.

Brazili vjen në vend të dytë me 1,280,054 të prekur dhe 56,109 viktima.

Rusia është në vend të tretë me 627,646 raste dhe 8,969 viktima.

Renditja vijon si në tabelën e mëposhtme:

Të ngjashme