Selektori i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse e ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e qershorit.
“Dardanët” do të rikthehen në fushën e blertë muajin e ardhshëm për t’i zhvilluar katër ndeshje në Ligën e Kombeve, shkruan “Gazeta Express”.
Ata bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës C, teksa ndeshjen e parë do ta zhvillojnë ndaj Qipros në Larnaca më 2 qershor nga ora 18:00.
Më pas, Kosova dy ndeshjet e radhës i zhvillon në ‘Fadil Vokrri’ kundër Greqisë, më 5 qershor dhe kundër Irlandës së Veriut, më 9 qershor, teksa në fund luan si mysafire në Greqi më 12 qershor.
Ekipit do t’i mungojnë Hadërgjonaj, Rashani dhe Selmani, ndërsa shihen disa emra të rinj si rikthimi i Benjamin Kolollit, apo edhe prurjet e reja si Edvin Kurtulus e Donat Rrudhani.
Grumbullimi i kombëtares për këto ndeshje fillon më 27 maj.