Ministria e Rozeta Hajdarit i ka paguar rezervat shtetërore, por që një vit dyshohet se malli nuk ka ardhur.
Gazeta Nacionale e ka publikuar një përgjim ku zbulohet një skandal i qeverisë së Albin Kurtit.
Ministria e Rozeta Hajdarit i ka paguar rezervat shtetërore, por ato dyshohet se kurrë nuk kanë ardhur në Kosovë, zbulojnë zyrtarët e MINT në përgjim.
Në bisedën e tyre përmenden si të përfshirë ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari si dhe Ridvan Muharremi, pronari i lokalit “Bukë e Zemër”.
Ky i fundit është ndërmjetësues i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe firmës nga Polonia, e cila s’e ka sjellë mallin e kontraktuar në Kosovë.
Në lokalin e tij, Kurti është parë shpesh tek ushqehet, ndërsa aty i ka çuar edhe mysafirët si Mirosllav Lajçakun, dhe të tjerë.
Përgjimi i plotë më poshtë: