Edhe pse puna me orë të gjata në zyrë mund të ndihmojë progresin e korporatës, ajo nuk ju ndihmon ju dhe shëndetin tuaj. Në fakt, duke punuar me orë të zgjatura nuk është të punosh në mënyrë të zgjuar, në qoftë se ju vlerësoni shëndetin tuaj.
Një studim i ri i botuar në Mjekësinë e Punës dhe të Mjedisit konstatoi se orët e zgjatura të punës rrisin rrezikun e sëmundjeve dhe lëndimeve, pa marrë parasysh se çfarë pune është. Në mënyrë të veçantë, studiuesit analizuan të dhënat mbi 100 profesione nga afër, te 11 000 punëtorë. Ata që rregullisht punojnë pa pushim dhe në fundjavë, apo kanë punuar jashtë orarit janë në një rrezik të rritur e të vazhdueshëm të:
Sipas studiuesit Allard Dembe (Qëndra për Kërkime Shkencore,Universiteti Massachutts), studimet e të dhënave për orët e zgjatura ose jashtë orarit të punës rrisin ndjeshëm rrezikun për dëmtime në punë. Studimi vuri në dukje se të punësuarit të cilët punojnë jashtë orarit janë 61% më të rrezikuar me shëndetin se personat e tjerë me një orar normal.
Çështja kryesore është si të punojmë në mënyrë të zgjuar dhe jo me orë të gjata. Kjo është krejtësisht e mundur nëse ju motivoheni të planifikoni një plan pune ditor, e të jeni më produktiv me punën.
Ruani veten. Është e pamundur që të keni një ditë të frytshme në qoftë se ju ndiheni i sëmurë, i lodhur ose i stresuar. Kjo për shkak se të gjitha aspektet e një personi të shëndetshëm- një dietë e shëndetshme, gjumë i mjaftueshëm, aktivitete sportive, mbajtja e stresit në nivele minimale i shërbejnë një personi produktiv.
Kur ju mendoni mirë ju do të keni energji, kapacitet mendor dhe dëshirë për të punuar në mënyrë efikase. Në fakt, duke marrë kohë shtesë për veten duke përgatitur ushqim të shëndetshëm për të ngrënë, duke marrë kohë për të ushtruar sport apo aktivitete argëtuese duhet të jetë në përparësitë tuaja. Kur ju të ndjeheni mirë do të keni energji të mjaftueshme, kapacitet mendor dhe dëshirë për të punuar në mënyrë efikase.
Organizohuni! Organizimi vlen jo vetëm për planin ditor të punës por dhe për hapësirën e punës suaj. Mbani tavolinën tuaj të rregullt dhe zonën e lirë nga rrëmuja. Largoni cdo gjë që nuk ju duhet, sistemoni tavolinën tuaj të punës në fund të çdo dite, në mënyrë që ditën tjetër ta gjeni të pastër.
Ndiqni modelin individual të punës. A punoj më mirë në mëngjes, pasdite vonë apo natën? A keni nevojë për qetësi apo muzikë të përqendroheni? Duke iu përgjigjur pyetjeve të tilla, ju do të mësoni më shumë për veten, e do të ndiheni më efikas nëse zbatoni modelin e performancës individuale që ju përshtatet.
Qëndroni pozitiv! Nëse keni një ditë të vështirë në punë ose ndjeheni se nuk keni mbaruar çdo gjë që duhej, mos u merakosni. Gjithkush ka nga këto ditë, dhe për më shumë nuk është diçka që duhet t’ju shqetësoj në atë pikë sa t’ju nervozoj, kjo do t’ju shkaktonte problem me produktivitetin në punë. Kontrollojini emocionet negative, dhe mendoni gjithmonë pozitivisht dhe në rastet kur problemet tuaja nuk mungojnë!