Meshkujt që bëjnë punë me paga të ulëta kanë dy herë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje të zemrës sesa ata, puna e të cilëve është më pak kërkuese dhe më e kënaqshme, tregon një studim i ri.
Efekti i kombinuar i ngarkesës së punës dhe çekuilibrit përpjekje-shpërblim ishte i ngjashëm në madhësi me efektin e obezitetit në rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës, sipas një ekipi mjekësh kanadezë, hulumtimi i të cilëve u publikua nga Shoqata Amerikane e Zemrës.
Rezultatet se si stresi i punës ndikon në shëndetin e zemrës së grave nuk ishin përfundimtare në studim, i cili shqyrtoi të dhënat nga afro 6,500 punonjës të jakave të bardha në Kanada.
Në anën tjetër, burrat që duruan “kushte stresuese të punës” dhe që “ndienin se bënë shumë përpjekje, por morën pak shpërblim” përballeshin me dyfishin e rrezikut të sulmeve në zemër në krahasim me burrat “pa këta stresorë psikosocialë”.
Studimi zbuloi se burrat që thanë se kishin përjetuar tendosje pune ose çekuilibër përpjekje-shpërblim kishin një rritje prej 49% në rrezikun e sëmundjeve të zemrës krahasuar me burrat që nuk kishin raportuar probleme të tilla.
“Studimi ynë e vë theksin tek nevoja urgjente për t’i trajtuar në mënyrë proaktive kushtet stresuese të punës për ta krijuar një mjedis pune më të shëndetshëm përmes të cilit përfitojnë punonjësit dhe punëdhënësit”, tha Mathilde Lavigne-Robichaud nga Spitali Universitar Kanadez Quebec-Laval.