LDK ka zhvilluar një aksion para fillimi të seancës së jashtëzakonshme të kuvendit e Komunës së Podujevës, ku si pikë e rendit të ditës ishte gjendja në arsim.
Asamblistët e LDK-së në Podujevë, përmes një aksioni simbolik kanë vendosur fotografi në hyrje të komunës ku kanë krahasuar drejtorin Fetahu me Adem Grabovcin.
Ky aksioni erdhi si pasojë e punësimeve në arsim të cilat po bëhen pa konkurs dhe duke shkelur ligjet në fuqi.
“Punësimin e dhjetëra familjarëve dhe militantëve të LVV-ës në arsim pa zhvilluar procedura konkursi, kuvendarët e LDK-së e krahasuan me skandalin “Pronto” që për protagonist kryesor kishte Adem Grabovcin, ndërsa në rastin e Komunës së Podujevës, protagonist është drejtori i arsimit, Avni Fetahu”, thuhet në njoftimin e LDK-së në Podujevë.
Në kuvendin komunal të Podujevës, gjatë mbledhjes së sotme eskaloi situata pasi asamblisti i LDK-së Ekrem Rrahmani i LDK-së i përplasi ujin fytyrës drejtorit të Arsimit Naim Fetahu.