Ekonomia Online
FUNDIT

Punët që të falin më shumë kënaqësi

Punët që të falin më shumë kënaqësi

Puna nuk ka të bëjë vetëm paratë… Puna ka të bëjë me qëllimin. Shumica prej nesh i kalojnë vitet duke punuar, kështu që ajo që ne zgjedhim si karrierë është një pjesë e madhe e gjurmës që lëmë në këtë botë. Për të zbuluar punët më të kënaqshme në botë, është kryer një anketim me […]

Puna nuk ka të bëjë vetëm paratë… Puna ka të bëjë me qëllimin. Shumica prej nesh i kalojnë vitet duke punuar, kështu që ajo që ne zgjedhim si karrierë është një pjesë e madhe e gjurmës që lëmë në këtë botë.

Për të zbuluar punët më të kënaqshme në botë, është kryer një anketim me profesionistë nga të gjitha sferat e jetës. Ata janë pyetur se sa të kënaqur janë me punën e tyre, për të përcaktuar vendet e punës me shkallën më të lartë të kënaqësisë, transmeton Ekonomia Online.

Bazuar në të dhënat e mbledhura, këto janë 4 punët më të mira në botë që të falin më shumë kënaqësi:

1. Pronar biznesi

Shkalla e kënaqësisë: 85%

Njerëzit më të kënaqur me punën e tyre janë pronarët e bizneseve, veçanërisht themeluesit e biznesit (themeluesit kanë një normë edhe më të lartë të kënaqësisë prej 91%). Kjo është interesante, duke marrë parasysh të gjithë stresin që vjen me drejtimin e një biznesi.

Është e qartë se stresi kompesohet nga pasioni i pronarëve të bizneseve për punën që ata bëjnë dhe pronësinë e drejtpërdrejtë që kanë mbi punët e tyre.

2. Drejtor Ekzekutiv

Shkalla e kënaqësisë: 83%

Njësoj si pronari i biznesit, puna e një drejtori ekzekutiv shpesh shoqërohet me orë të gjata dhe stres (i vetmi ndryshim është se një pronar biznesi është padyshim pronari i biznesit, ndërsa një drejtor ekzekutiv zakonisht i raporton një bordi). Por, përsëri, stresi kompensohet lehtësisht nga ndikimi që ka një drejtor ekzekutiv mbi një organizatë.

3. Administrator i Sistemit të TI-së

Shkalla e kënaqësisë: 81%

Kush mund ta mendonte se punëtorët e Teknologjisë Informative (TI) janë aq të kënaqur me punën e tyre?

Në përgjithësi, administratorët e sistemit janë një kategori që paguhet mirë, me një pagë mesatare prej 68,000 $ në vit në Shtetet e Bashkuara. Dhe sigurisht, kënaqësia qëndron te zotërimi i teknologjive më të fundit dhe siguria që të gjitha sistemet po funksionojnë normalisht.

4. Inxhinier ndërtimi

Shkalla e kënaqësisë: 77%

Ka diçka që të falë tepër kënaqësi në ndërtimin e diçkaje…

Imagjinoni të ecni nëpër një ndërtesë që e keni projektuar vetë? Nuk ka kënaqësi më të madhe se kaq. Mos të flasim pastaj për pagën mesatare prej 76,000 $ në Shtetet e Bashkuara.

Të ngjashme