Punëtorët e aeroportit sot sërish në grevë

Prishtinë | 20 Gus 2019 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, sot nga ora 08:00 kanë filluar grevën, për të cilën kanë paralajmëruar se do të jetë dy orëshe.

Sindikata ka bllokuar punën duke mos i lënë punëtorët të punojnë, raporton Koha Ditore.

Të njëjtit kanë mbajtur grevë edhe gjatë ditës së djeshme, gjë që krijoi tollovi të madhe dhe vonesa disa orëshe edhe tek qytetarët që po prisnin për të udhëtuar.

Punëtorët përmes këtyre grevave po kërkojnë kompensim dhe benifite të tjera për rrezikshmërinë, eliminimin e dallimeve në paga, pagesën e përvojës së punës, orët e punës gjatë vikendeve të paguhen sipas ligjit të punës dhe pagesën e shujtës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme