Kompania ajrore finlandeze Finnair, ka njoftuar se është e detyruar t’i anulojë rreth 300 fluturime prej të cilave do të prekën mbi 20 mijë udhëtarë.
Ky vendim vjen pasi Sindikata e Punëtorëve të Aeroporteve në Finlandë iu bashkua grevës së 9 mijë punëtorëve të shërbimit postar, të cilët kanë hyrë në një grevë dy-javore kundër uljes së pagave, përcjell Telegrafi.
Vuokko Piekkala nga sindikata tha se përpjekjet për të krijuar një marrëveshje në mosmarrëveshje kanë dështuar.
Kurse, zëdhënësi i Finnair, Paivyt Tallqvist tha se, “kompania aktualisht po vepron vetëm me 120 nga 377 fluturimet e planifikuara”.
Përveç grevës së shërbyesve postar, pritet të ketë greva të tjera duke prekur sektorët e tjerë në Finlandë.