Punëtorët e kombinatit “Sharr” insistojnë në të drejtat e tyre

Hani i Elezit | 10 Maj 2017 | 16:15 | Nga

Këshilli Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtoreve dhe Shoqërisë Aksionare të Kombinatit Sharr me 4 njësitë punuese, “Çimentorja”, “Salloniti”, “Lepenci” dhe “Silkapori” me seli nga Hani Elezit, mbajtën një debat publik lidhur me formën e privatizimit të kombinatit “Sharr”.

Ata bashkërisht insistojnë në të drejtat e tyre dhe të dilet me një deklaratë për formën e privatizimit ilegal, të kombinatin “Sharr”.

Në takim ku ishin të ftuar zyrtarë të lartë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, zyrtarë të Autoritetit Likuidimit me seli në Gjilan, kryetarët e komunës së Hanit të Elezit dhe Kaçanikut, mirëpo prezent ishte vetëm kryetari i Hanit të Elezit Rufki Suma.

Xeladin Laçi, kryetar i Këshillit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtoreve dhe Shoqërisë Aksionare të Kombinatit “Sharr” para punëtorëve prezantoi kronologjinë e privatizimit ilegal të këtij kombinati. 

Sipas tij kombinati “Sharr” nuk ka mundur të privatizohet në këtë formë pasi që ka pasur statutin e shoqërisë aksionare “e drejtë kjo që nuk ju është njohur mbi 1 800 punëtorëve të cilët kanë ndarë nga pagat e tyre për aksionet e tyre”.

Ai tha se me qëllim të realizimit të kësaj të drejte KQMDPShA do të vazhdojë përpjekjet juridike deri në instancat ndërkombëtare.

Ndërsa kryetari i Komunës Rufki Suma duke përshëndetur punëtorët prezent i njoftoi për përpjekjet e komunës së Hanit të Elezit si institucion për ta kontestuar procesin e privatizimit të Kombinatit “Sharr”.

Kryetari Suma tha se ju është drejtuar të gjitha instancave juridike, deri në Gjykatën Kushtetuese për ta kontestuar këtë proces mirëpo as një herë nuk është marrë as edhe një përgjigjeje edhe pse me ligj kanë qenë të obliguar.

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, tha se beson në kërkesën e drejtë të punëtorëve të kombinatit Sharr, duke theksuar se do ta ketë përkrahjen e tij si dhe angazhimin e institucionit të komunës në realizimin e kësaj të drejte.

Image may contain: 2 people

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme