Punëtorët e Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Pastrimi” kanë protestuar sërish para Komunës së Prishtinës duke kërkuar edhe njëherë ndaljen e falimentimit të kësaj kompanie, raporton Ekonomia Online.
Ata kanë deklaruar se edhe pas një sërë reagimesh me shkrim si dhe protestave, nga komuna e Prishtinës nuk kanë marrë ende përgjigje.
“Të gjithë janë të informuar me gjendjen në të cilën janë puntorët. Kërkesat tona i kemi dorëzuar të gjitha dhe me shkrim. Na premtuan një javë ditë, që i bie të premten e kaluar të na japin një përgjigje, përgjigje nuk kemi marrë, isha para dy ditësh prapë këtu nuk e takova askënd, nuk del të na tregojnë çka do të ndërmarrin për KRU Pastrimin. Për ta ndal falimentimin. Kërkesat janë të njëjta për heqjen e tenderit i cili falimenton KRU Pastrimi”, thanë përfaqësues të punëtoreve.
Protestat sipas tyre nuk do të ndalen . “Ftojmë kryetarin Përparim Rama dhe Bekim Brestovcin le të dalin të shohin kamionin me te cilin punojnë punëtoret e KRU Pastrimi”.