Ashtu siç kanë paralajmëruar, punëtorët e Postës së Kosovës kanë hyrë në grevë tërëditore.
Kjo grevë është bërë pas asaj dyorëshe të mbajtur ditë më parë, raporton Ekonomia Online.
Sipas sindikatës së punëtorëve të Postës, qëllimi i grevës është sensibilizimi i institucioneve përgjegjëse për tejkalimin e krizës financiare në këtë ndërmarrje.
Sindikatën e Punëtorëve të Postës e ka pritur në takim ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Pas këtij takimi është mbledhur kryesia e Sindikatës së Punëtorëve të Postës.
Sipas kryetarit të kësaj sindikate, Etrit Hoti, takimi me ministrin ishte konstruktiv mirëpo në mbledhje të kryesisë së sindikatës do të dakordohen për veprimet e mëtutjeshme.