Punëtorët e QKUK-së do të protestojnë më 21 shtator

Prishtinë | 16 Sht 2022 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Shoqata Sindikale e QKUK-së ka vendosur që më 21 shtator të protestohet me kërkesë kryesore rritjen e pagave për punëtorët e QKUK-së për 50 për qind.

Rritje pagash për 50% deri në implementimin e Ligjit të Pagave, rritje e investimeve në shëndetësi për përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e cilësisë së shërbimit, miratimi i Ligjit të Pagave dhe implementimi i tij nga janari 2023. Këto kërkesa adresohen me arsyetim: për shkak se pagat nuk janë e rritur as sipas rritjes ekonomike që nga viti 2014, rritja e inflacionit mbi 19% i cili ka pamundësuar mbulimin e shpenzimeve bazike jetësore”, thuhet në njoftim.

Shoqata ka mbështetur vazhdimisht edhe grevën e përgjithshme në sektorin publik, e cila ka nisur më 25 gusht dhe po vazhdon ende. Punonjësit publikë po kërkojnë 100 euro shtesë në paga deri në miratimin e Ligjit të Pagave.


Të ngjashme