Punëtorët sektorit privat që punojnë në institucionet shëndetësore kanë vendosur që vazhdojnë grevën e tyre, të nisur më 14 dhjetor, raporton Ekonomia Online.
Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi në një konferencë për medie.
Ai ka paralajmëruar se pas të mërkurës do të ndryshojnë veprimet e tyre.
“Vendosëm që grevën ta vazhdojmë me të njëjtin intensitet. Kjo protestë do të vazhdojë deri të mërkurën, pas të mërkurës do të ndryshojmë veprimet tona dhe do të lajmërojmë Policinë e Kosovë. Ne do ta rrethojmë MSH-në, nëse edhe ky variant nuk do të ketë sukses në të gjitha spitalet, ambullanta nga tre punëtorë do të hyjmë në grevë urie.
Ai ka thënë se në Pejë, punëtorët janë penguar nga drejtoresha e Spitalit të mbajnë grevën.
“Gjatë javës që lëmë pas në Pejë drejtoresha e Spitalit nuk i ka lënë brenda të mbajnë grevën punëtoret teknik. Nëse nuk i merr inspektorati i punës veprimet e veta ne duhet të veprojmë. Punëtori është i paprekshëm”, tha ai.