Punëtorët e sektorit privat javën tjetër në protestë, i japin afat Qeverisë për realizmin e kërkesave

Prishtinë | 04 Nën 2022 | 09:50 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarët e shoqatave të sektorit privat kanë mbajtur mbledhje në të cilën kanë vendosur që javën tjetër të fillohet me protesta, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në një konferencë për media ka bërë të ditur se me vendim unanim janë dakorduar që t’i japin edhe një javë afat Qeverisë për realizmin e kërkesave së tyre.

Ai më tej ka shtuar se kërkesë e tyre është që edhe punëtorët e sektorit privat të subvencionohen me nga 50 euro sikurse ata të sektorit publik.

“Unë e njoftoj opinionin që protesta do të fillojë javën tjetër. Ne edhe një javë po i japim afat Qeverisë që kërkesën tonë ta shqyrtojë mirë dhe po i shtjerrim të gjitha mundësitë, prandaj vendosëm që të shtyhet për një javë”.

“Sipas planeve orientimisht ka qenë të hyhet të enjten. 30% të shoqatave kanë kërkuar të shtyhet javën e ardhshme dhe në mënyrë unanime kemi vendosur”.

Qeveria e Kosovës, në masat për ta luftuar inflacionin, ka ndihmuar punonjësit e sektorit publik me nga 50 euro për tre muaj rresht.

Nga 100 euro u janë ndarë pensionistëve, ndërsa nga 100 euro u janë premtuar edhe studentëve dhe punonjësve të ndërmarrjeve publike.

Të ngjashme