Punëtorët e Telekomit paralajmërojnë bojkot nëse vazhdohet kontrata me Z-Mobile

Prishtinë | 20 Qer 2019 | 11:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e punëtorëve të Telekomit ka paralajmëruar se data 30 korrik do të jetë dita e fundit e zhvatjes së Telekomit nga Z-Mobile, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i sindikatës, Lahmi Balaj, ka thënë se punëtorë e Telekomit kërkojnë ndalimin e kësaj kontrate që sipas tyre është e dëmshme.

“Data 30 korrik 2019 është dita kur Telekomi do të largohet nga kthetrat e krimit dhe korrupsionit, apo do të lirohet nga kontrata me Z-Mobile. Ne jemi të vendosur si punëtorë bashkërisht, pa marrë parasysh  çmimin që do të paguajmë, që data 20 korrik 2019 do të jetë dita e fundit e Z-Mobile si zhvatëse e Telekomit të Kosovës”, ka thënë Balaj.

“Z-Mobile po tenton që të fshihet nga drejtësia, duke tentuar që të shitet te Kujtesa. Ne do ta bojkotojmë punën, në rast se nënshkruhet kjo kontratë”, ka thënë Balaj.

“…Ky shtet nuk ka obligim nuk ka obligim vetëm ndaj këtyre punëtorëve, por ka obligim ndaj këtij populli dhe tatimpaguesve të tij që njëherë e përgjithmonë ta çrrënjosë krimin dhe korrupsionin nga Telekomi i Kosovës”, tha ai, raporton EO.

Ai tha se nuk presin që të vazhdohet me kontratën, pasi që do të ketë pasoja të mëdha.

“I bëjmë thirrje kompanisë Kujtesa si një kompani serioze në tregun e vendit, që pa marrë parasysh indikacionet që ajo mund t’i ketë marrë për këtë, të mos e humbin kredibilitetin e tyre, sepse në Telekomin e Kosovës , sepse me 30 korrik 2019 përfundon çdo bashkëpunim me MVNO dhe nuk do të krijohet një Z-Mobile i dytë në Telekom”, ka thënë Balaj.


Të ngjashme