Vazhdimi i injorimit të kërkesave të tyre lidhur me Ligjin për Paga, nga ana e Qeverisë së Kosovës, ka bërë që punëtorët shëndetësorë të enjten të hyjnë në grevë.
Kryetari Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se ende nuk ka ndonjë përgjigjie nga Qeveria e se greva do të filloj të enjten nga ora 07:00 deri në ora 15:00 .
Syla ka njoftuar se greva për këtë fillim do të mbahet vetëm të enjteve.
Ata kanë kërkuar rregullimin e gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësorë përmes procedimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe implementimin e tij nga janari 2022.
Syla përmes një statusi në facebook ka njoftuar se sonte do të jetë i ftuar në emisionin Desku në Ktv me fillim nga ora 20:10, ku do të diskutohet rreth ligjit te pagave, gjendjes aktuale të shëndetsisë në Kosovë dhe veprimeve të mëtutjeshme të FSSHK si pasojë e mos reflektimit nga ana e qeverisë në lidhje me pakënaqesitë e punëtorëve shëndetsorë.