Punëtorët teknikë të shkollave s’pranojnë takim me nënkryetarin, e duan kryetarin

Prishtinë | 22 Jan 2019 | 12:29 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës ka reaguar ndaj protestës së punëtorëve teknikë të disa shkollave të kryeqytetit.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, ka pritur në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Punëtorëve Privatë, por këta të fundit nuk kanë pranuar që të bisedojnë me nënkryetarin, por vetëm me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësi i Komunës, Adonis Tahiri, tha se Jusuf Azemi si përfaqësues i BSPK-së, kishte të rëndësishme sedrën e tij, jo hallet e qytetarëve.

“Ne e dimë se Isufi është i dikuar politikisht, por edhe për të tillë e pranuam në zyre mirëpo ai e dëshmoi prapë se më e rëndësishme është sedra  e tij se hallet e qytetarëve. Dhe doli jashtë kishte ai s’mund të takohem me nënkryetarë vetëm me kryetar”, tha Tahiri.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, tha se edhe javën e kaluar janë dakorduar për ndihmë rreth kësaj çështje.

“Javën e kalume e kemi shqyrtuar dy çështje i kemi potencuar njëra ka qenë  pagesa 4%. Kompanitë kontraktuese janë kompani Krasniqi dhe Beni jemi dakorduar që t’ju dalim në ndihmë. Përkundër që se kemi kontraktuar. 1 asnjë operator s’kemi marr kërkesë për rritje 4% po përkundër kësaj jemi te gatshëm për zgjidhje duke marr parasysh se niveli i tyre  nuk është i pagës minimale nuk është 170 por 270”, tha Nushi.

Sipas tij, me aprovimin e Ligjit për Prishtinën, është tentuar të krijohet një kompani e re publike. Ai shtoi se duhet të pritet sepse ende s’ka udhëzim administrativ.

“Kërkesa e dyte e parashtruar e sindikatës ka qenë që punëtorët të kthehen në vendin e punës me aprovimin e ligjit për Prishtinën ne kemi me tentuar me krijuar një kompani te re publike. Ne duhet me prit ende pas s’kemi udhëzim administrativ dhe deri si marrim këto udhëzime do të jenë me vonës edhe themelimi i çështjes. Vendime punëtorët s’kanë marr po duket që është vendimi i qeverisë për trajtimin e këtyre punëtorëve që kryen shërbime publike”, shtoi Nushi.

Sa i përket ankesave të protestuesve, se operatorët po i keqtrajtojnë punëtorët, Nushi tha se është obligative të paraqesin ankesa, ani pse sipas tij, ka pasur vizita por ankesa jo.

Të ngjashme