Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Levoshë të Pejës.Një punëtor atje ka rënë nga shtylla elektrike në të cilën ishte duke punuar.
Për pasojë, nga plagët e marra punëtori ka ndërruar jetë. Rasti është konfirmuar nga Policia për rajonin e Pejës.
“Punëtori ka qenë duke punuar në shtyllën elektrike ende nuk e dimë a ka qenë në kontakt me energjinë që është rrëzuar apo jo, por mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, bënë të ditur nga Policia .