Punëtori humb jetën në Prishtinë, një tjetër dërgohet në spital

Prishtinë | 21 Nën 2025 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Një punëtor ka vdekur dhe një tjetër është lënduar rëndë pas një incidenti në rrugën “Faruk Rama” në Prishtinë.

Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës ka konfirmuar për Ekonomia Online se rreth orës 17:00 ka pranuar informatën për një incident të rëndë në rrugën “Faruk Rama” në Prishtinë, ku dy persona janë lënduar gjatë punës.

Njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ekipi emergjent ka konstatuar vdekjen menjëherë pas mbërritjes. Personi tjetër i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Si pasojë e lëndimeve, njëri nga personat ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, tha ai.

Të ngjashme