Punëtori i lënduar në vendin e punës, Millaku: Siguria e shkallëve të drurit do të bëhet e ditur shumë shpejt

Prishtinë | 19 Shk 2021 | 16:38 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtruesi i detyrës së Kryeinspektorit të Punës, Agim Millaku, ka thënë në një prononcim për Ekonomia Online se i lënduari në vendin e punës, tek objekti i ri që ka filluar të ndërtohet, ka rrëshqitur nga shkallët, me ç’rast ka pësuar lëndime.

Ai ka konfirmuar se punëtori i lënduar është Dashnor Mehmeti. Sipas tij, në vendin e ngjarjes menjëherë me të marrë informatën kanë dalë ekipet përgjegjëse.

“Me të pranuar informatën, Inspektoriati i Punës në Regjionin e Prishtinës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka parë hetimet e para-preliminiare lidhur me rastin që ka ndodhur të lëndimit të punëtorit Dashnor Ragip Mahmutit. Ky punëtor ka qenë siç duket nënkontraktor i një kontraktori sepse janë dy subjekte vendpunishtja ‘Marigona’, por ky është punëtor i një subjekti tjetër” është shprehur ai.

Sipas Millakut personi në fjalë ka të lënduar kokën dhe brinjët pas rënies nga lartësia prej 2 metrash.

“Rasti ka ndodhur gjatë punës në një lartësi shumë të madhe prej 2 metrave, por gjatë tentimit për të zbritur nga kjo lartësi nëpër shkallë të drurit ka rrëshqitur dhe ka ardhur deri te aksidenti në punë. Në këtë rast me lëndime në kokë dhe brinjë. Menjëherë pas kësaj ai është transferuar me Autoambulancë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm” ka shtuar ai.

Millaku tregon se punëtori, Dashnor Mehmeti ka rrëshqitur nga shkallët e drurit siguria e të cilave do të bëhet e ditur ditëve në vijim nga inspektoriati i rastit.

“Nuk kemi informacione se çfarë ka ndodhur tutje me këtë punëtor dhe çfarë është gjendja e saktë e tij shëndetësore, por në procedurën e sipër do të marrim të gjitha të dhënat relevante lidhur me aksidentin që ka ndodhur. Shkallët kanë qenë të drurit sa kanë qenë të sigurta nuk e di. Këtë do ta përshkruaj inspektori i rastit dhe rezultatet e tij japin për të kuptuar më për afër çfarë krejt ka ndodhur” ka përfunduar Agim Millaku për EO.

https://ekonomiaonline.com/nacionale/nje-person-bie-nga-nje-objekt-ne-ndertim-afer-40-kateshes/

Të ngjashme