Ekonomia Online
FUNDIT

Punimet në Arenën Kombëtare, impianti gati në vjeshtë

Punimet në Arenën Kombëtare, impianti gati në vjeshtë

Punimet në “Arenën Kombëtare” po tejkalojnë edhe parashikimet, me punimet që vazhdojnë me ritme më të shpejta edhe se afatet e përcaktuara. Në fundin e muajit shkurt, tre tribuna kanë marrë formë. Duke nisur nga karshia, tribuna jugore mbrapa portave, ndërsa edhe pjesa veriore mbrapa portave që ka qenë disi më e prapambetur po ngrihet […]

Punimet në “Arenën Kombëtare” po tejkalojnë edhe parashikimet, me punimet që vazhdojnë me ritme më të shpejta edhe se afatet e përcaktuara.

Në fundin e muajit shkurt, tre tribuna kanë marrë formë. Duke nisur nga karshia, tribuna jugore mbrapa portave, ndërsa edhe pjesa veriore mbrapa portave që ka qenë disi më e prapambetur po ngrihet në nivelin e të tjerave.

Pas vendosjes së strukturave metalike dhe pjesëve të betonit, në këto sektorë ka nisur puna për shkallët, ndërsa më pas do të marrë formë edhe tribuna kryesore e impiantit më të madh në vend dhe një prej më modernëve në Europë.

Fakti që punimet në tribuna po shkojnë drejt fundit konfirmohet edhe nga fakti se në pjesën e brendshme të stadiumit, aty ku do të jetë fusha e lojës, tashmë është montuar edhe një vinc i përmasave të jashtëzakonshme, me kapacitet 600 tonë, raporton SS.

Makineria e ardhur nga Rusia, përballë së cilës të gjitha makineritë e tjera të rënda duken shumë të vogla, do të shërbejë për punimet në pjesët më të larta të tribunave, si edhe strukturën metalike që do të përbëjë mbulesën e impiantit.

“Arena Kombëtare” pritet të përfundojë në vjeshtën e këtij viti, për të qenë gati për të pritur ndeshjet e Kombëtares kuqezi, duke nisur nga duelet në Ligën e Kombeve që Shqipëria do të luajë me Izraelin dhe Skocinë.

Të ngjashme