Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se punët në rrugën “Fehmi Agani” pritet të kryhen më shpejt sesa që ishte planifikuar.
Sipas tij, kanalizimi ka qenë problem i vjetër i banorëve të kësaj pjese.
Kryetari Ahmeti, bashkë me drejtorin për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, Gëzim Mehmetin, vizituan sot punishten në këtë rrugë.
“Banorët dhe bizneset e kësaj rruge ka kohë që kanë probleme me kanalizimin, problem ky që tani po zgjidhet. Po bëhet rregullimi edhe i kanalizimit fekal, edhe i atij atmosferik, e po ashtu edhe i sistemit të ujësjellësit”, thuhet në një njoftim të Komunës.
“Punimet është paraparë që të zgjasin 60 ditë, por duke e parë dinamikën e punës, mund të përfundojnë edhe më herët. Tashmë janë kryer më shumë punë, seç është planifikuar për këtë periudhë dyjavore”.