Projekti i rregullimit të shkallëve në lagjen Arbëria po shkon drejt përfundimit, me një mbikëqyrje profesionale nga ana e Drejtorisë për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave. Po kujdesemi që kualiteti i punimeve të jetë sa më i lartë, pavarësisht reshjeve të shumta që na kanë shkaktuar telashe.
Tani janë marrë mostrat e shtresës së betonit që është vendosur për nivelizim të shkallëve, si dhe të atij në objektin përcjellës nga ku shihet panorama e Prishtinës. Këto mostra do të analizohen në laboratorët e licencuara të betonit, dhe vetëm pas marrjes së rezultateve pozitive do të vazhdohet me vendosjen e gurëve natyrorë, si fazë përfundimtare e këtij projekti. Aktualisht janë duke u testuar edhe punët e kryera në kanalizimin atmosferik, si dhe në kabllor nëntokësor.
Banorët e lagjes Arbëria, si dhe të gjithë qytetarët që do të kalojnë nëpër këtë pjesë të qytetit, do të shohin shumë më shumë gjelbërim, si dhe do të gjejnë hapësira të mjaftueshme për pushim.