Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka njoftuar konsumatorët e saj se punimet për shtrirjen e gypit të ri në rrugën “Skënderbeu” do të vazhdojnë edhe sot.
Si pasojë e këtij intervenimi, gjatë së martës do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora, 10:00 deri në ora 16:00, në disa rrugë të Gjakovës.
Komunikata e plotë:
Të nderuar konsumator,
ju njoftojmë se punimet në shtrirjen e gypit të ri në rrugën “Skënderbeu” do të vazhdojnë edhe sot.
KRU “Gjakova” është duke intervenuar në ndërrimin e gypit të vjetër ekzistues nga AC ∅300mm me gypin e ri PE100 RC DN 315mm.
Si pasojë e këtij intervenimi, sot datë 05.04.2022, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora, 10:00 deri në ora 16:00.
Rrugët të cilat përfshihen në këtë reduktim janë:
Rr:”Skënderbeu”
Rr:”Migjeni”
Rr:”Xhafer Lipoveci”
Rr:”Besim Bishtazhini”
Rr:”Azem Hajdari”
Rr:”Aleksandër Moisiu”
Rr:”Hasan Prishtina”
Rr:”Nimon Ferizi”
Rr:”Nimon Ferizi”
Rr: “Ymer Riza” si dhe
Rr: “Hysni Dobruna”.