Emily Seilhamer nga Pennsylvania e Shteteve të Bashkuara e ka punuar një fustan në tërësi, duke shfrytëzuar mbështjellësit e sheqerkave Starbust.
Gruaja 24-vjeçare, kur ishte njoftuar për herë të parë me të dashurin, që tani e ka bashkëshort, kishte marrë si dhuratë një pako me këto goma të ëmbla.
Më pas, ata e kishin bërë zakon që sa herë takohen, të shkëmbejnë nga një qese dhe t’i hanë derisa bisedojnë.
“Gjithmonë kisha në çantë mbështjellës dhe vendosa të mos i hidhja. Të gjitha i palosa si duhet, por nuk dija çfarë t’ju bëjë” ka thënë Seilhamer lidhur me rastin.
Pas një kohe, kur koleksioni saj është rritur, i ka ndarë në ngjyra dhe ka nisur të bënte një fustan.
“Kjo grua meriton që për tërë jetën të ketë Starbust falas, sepse ka bërë një gjë të mrekullueshme”, është një koment për punimin e saj.