Jack u shkarkua nga puna pasi ai vazhdonte t’i thoshte shefit të tij atë që ai nuk donte të dëgjonte – të vërtetën.
Rasti i fundit ishte kur një nga bashkëpunëtorët e Jack bëri një gabim të kushtueshëm dhe Jack sugjeroi të ndryshonte procesin në mënyrë që gabime të tilla të ndodhnin më pak. Ky proces u ngrit nga shefi dhe ai nuk donte të merrte asnjë përgjegjësi.
Jack ishte një punonjës tipik besnik:
1) Ai kujdesej për suksesin e ekipit, e shefit dhe suksesin e tij
2) Ai i tha shefit se çfarë duhet të dëgjonte
3) Ai kurrë nuk e kundërshtoi atë në publik dhe mbështeti vendimet e drejtuesve të tij publikisht
4) Ai punoi shumë dhe ishte i besueshëm
Në New York ku kjo gjë ndodhi, punësimi është “sipas dëshirës”. Kështu që pushimi i Jack nga puna ishte një gjë mjaft e thjeshtë.
Lexoni: Elon Musk thotë se udhëheqësit e mëdhenj përqëndrohen në një gjë para gjithçkaje tjetër
Ballafaqimi me pasojat do të ishte e vështirë edhe për një udhëheqës të fortë. Punonjësit e tjerë besnikë u tronditën nga kjo gjë dhe u larguan brenda pak muajsh.
Për të qenë një lider, duhet të kuptojmë se:
1) Kritikat besnike janë një bekim i vërtetë
2) Besnikëria është ndërtuar mbi ndershmërinë dhe besimin
3) Punonjësit besnikë janë gurë të çmuar, jo besë-shkelës
“Asnjëherë mos i shtyni njerëzit besnikë në atë pikë ku ata nuk duan t’ja dinë më!”
Nëse nuk jeni gati të qëndroni besnikë ndaj punonjësve tuaj besnikë, atëherë ju nuk jeni të gatshëm t’i udhëhiqni ata.
(Shkruar në LinkedIn nga Oleg Vishnepolsky | Përktheu: businessmag.al)