Të gjitha institucionet publike shëndetësore në Kosovë, po ofrojnë shërbimet e nevojshme shëndetësore për pacientët. Ofrimi i shërbimeve është normalizuar pasi që enjten është ndërprerë greva e përgjithshme e punonjësve shëndetësorë që ishte organizuar nga Federata Sindikale e Shëndetësisë.
Profesionistët shëndetësorë në Kosovë, në vazhdimësi po kërkojnë që t’u rriten pagat. Mosrealizimi i kërkesës së tyre, i kishte shtyrë ata që të futeshin në grevë gjatë fundit të dhjetorit.
Një gjendje e tillë, kishte ndikuar që gjatë ditëve të grevës, qytetarëve të mos u ofroheshin shërbimet e nevojshme shëndetësore, përveç rasteve urgjente.
Shkrimin e plotë e gjeni në REL.