Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Agim Pupovci, ka pasur emocione të pakufishme në garën e parë të Lojërave Olimpike – Pyeongchang 2018. Pupovci tha se Albin Tahiri ka pasur grahje të mirë në lëshim, por në sllallom bëri dy gabime, që sigurisht ka ndikuar edhe shtegu i akullt ekstrem në qendrën e skive në Jeongseon.
“Në lëshim ka qenë shumë i mirë, me 4 sekonda e 60 qindtat larg të parit, por në sllallom ka pasur dy gabime, ku humbi kohë rreth 12 sekonda. Në garë ishin 65 garues, 28 janë dalë nga shtegu, ky e ka përballuar shtegun dhe ka arritur në vend të 37-të. Me lëshim jam i kënaqur shumë, me sllallom nuk jam i kënaqur sepse me dy gabime e bëra ka humbur kohë”, tha Pupovci për Bota Sot.