Pupovci: Cilësia e arsimit në Kosovë mbetet problem i madh

Prishtinë | 04 Sht 2017 | 08:21 | Nga

Eksperti i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci vlerëson se cilësia e arsimit në Kosovë vazhdon të mbetet një problem i madh, shkruan sot Koha.

Këtë, sipas tij, e vërtetojnë edhe testet ndërkombëtare, siç është PISA, por edhe informatat që vijnë nga brenda, posaçërisht ato që ndodhin rreth testeve kombëtare ku një numër i konsiderueshëm i nxënësve u qasen rrugëve të tjera për të treguar sukses pozitiv.

Se cilësia në arsim nuk është e mirë, Pupovci thotë se e tregojnë edhe informatat që vijnë nga shkollat e kjo, sipas tij, mund të vërehet edhe në jetën e përditshme, në regjistrimin e të rinjve në universitet, si dhe me rastin e punësimit të tyre, ku qoftë universiteti, qoftë punëdhënësit ankohen për cilësinë e njohurive që fitohen në shkolla.

Tre hapat kryesorë në mënyrë që të përmirësohet cilësia në arsim, Pupovci thotë se janë: përdorimi më i madh i teknologjisë në shkolla, përgatitja e vazhdueshme e mësimdhënësve dhe sigurimi i cilësisë përmes një monitorimi nga institucionet arsimore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme