Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacioni po synon që edukimi parafillorë të bëhet i obligueshëm. Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri i këtij dikasteri, Dukagjin Pupovci, raporton Ekonomia Online.
Pupovci ka thënë se gjatë dy viteve të ardhshme synojnë që ta funksionalizojnë qendrën e karrierës dhe sigurimin e bursave për studentët e komunitetit romë, ashkali dhe egjiptia.
“Konsultimi për projektligjin për edukimin e hershëm ka përfunduar dhe do të dërgohet në qeveri për t’u proceduar edhe në kuvend. Njëra nga risitë është që synohet që edukimi parafillorë të bëhet i obligueshëm. Gjatë dy vjetëve të ardhshme do të funksionalizohen qendra të karrierës. Synohet të sigurohen bursa për studentët romë, ashkali, egjiptian. Sa i përket testit të arritshmërisë do ta bëjmë një modifim që do të organizohet në dy ditë”.
“Qëllimi këtij ndryshimi është që të thellohemi më shumë në vlerësimin e shkathtësive të nxënësve. Testi i parë do të mbahet me 4 qershor ndërsa i dyti me 14 qershor. Kemi përgatitur edhe udhëzues për testin e arritshmërisë. Dita e mbajtjes së maturës është data 18 qershor. Jemi të përgatitur për t’iu shtruar testit PISA. Tani më kanë filluar përgatitjet për këtë test. Çështja e fundit ka të bëjë me punësimin e asistentëve me nevoja të veçanta ku çdo vjet do të punësohen 100 asistente të rinj”, tha Pupovci.