Barcelona është rikthyer në stërvitje pas disa ditësh pushim për shkak të Krishtlindjeve dhe do të përgatisë ndeshjen e fundit për vitin 2020.
Por, në stërvitjen e së dielës nuk ka qenë i pranishëm, Lionel Messi.
Ekipi ka pushuar katër ditë me radhë, por Messi duket se do të pushojë më shumë. Ronald Koeman i ka dhënë ekstra pushimit 10-shit, dhe nuk do të rikthehet në stërvitje deri pas ndeshjes me Eibarin të martën.
Pas ndeshjes me Eibar, është raportuar se Koeman do t’i lë pushim lojtarët edhe para vitit të ri, çka do të thotë se do të rikthehen në stërvitje me 1 janar 2021, të premten, atëherë kur pritet të rikthehet edhe Leo Messi.
Ata do të kenë dy seanca stërvitore para ndeshjes me Huescan.
Koeman është duke shpresuar që ta ketë të gatshëm Ousmane Dembelen për ndeshjen me Elchen, por ende janë jashtë Sergi Roberto, Ansu Fati dhe Gerard Pique.