Ne të gjithë e dimë se gjumi ju ndihmon në fokusin dhe shëndetin tuaj. Por a e keni ditur arsyen?
Një studim i ri nga Paris thotë se fazat e ndryshme të gjumit janë të dobishme që të ndihmojnë trurin tuaj të mbajë informacionet, por gjithashtu për t’a rregulluar atë.
Studiuesit iu thanë 28 pjesëmarrësve të dëgjonin një seri të tingujve përderisa ishin në gjumë dhe ishin të lidhur me makina të cilat monitoronin valët e trurit të tyre.
Ata shikuan efektet e tri fazave specifike të gjumit, gjumit Lëvizje e Shpejtë e Syrit(REM), Gjumin e Lehtë dhe gjumin e thellë (NREM).
Kur pjesëmarrësit u zgjuan, atyre iu dhanë një seri testesh për të parë se sa mirë i njihnin tingujt të cilët kishin luajtur.
Studiuesit zbuluan se nëse ata kishin dëgjuar tinguj gjatë gjumit REM ose gjumit të lehtë NREM, ata kishin më shumë gjasa të mbanin në mend çfarë kishin dëgjuar në vend të gjumit të thellë NREM. Por gjithashtu ishte më e vështirë për ta të rimësonin ato sekuenca se sa të mbanin tingujt e ri kur ishin të zgjuar.
Studiuesit shpjeguan në zbulimet e tyre se ky ishte një eksperiment i hershëm i cili na bën të kuptojmë më mirë mënyrën se si mësojmë.
‘’Duke kuptuar se si gjumi REM dhe gjumi i lehtë NREM janë të dobishëm për mësimin përderisa gjumi NREM pengon atë, mund të ofrojë një pikëpamje të unifikuar të ndikimit të gjumit në formimin e memories’’, shkruajtën ata në studim.
Në fund, duket se nëse nuk flini mirë gjatë natës, ju nuk lejoni trurin tuaj të përpunojë plotësisht të gjitha informacionet që merrni atë ditë.
Bëni vetes një nder, flini tetë orë dhe lejoni mendjen tuaj të shfryhet.