Dy autobusë, njeri prej tyre dy katesh të kompanisë më të madhe turistike në Kosovë Sharr Travel të mbushur përplot më turistë nga Kosova kanë zbarkuar në hotelet e kompanisë Regina, ku edhe zyrtarisht kanë hapur fushatën tashmë të njohur të ideuar nga kompania numër një për turizëm vend Sharr Travel
“Pusho Shqip” edhe sivjet është motoja e kompanisë lidere dhe shumë kompanive tjera kosovare që bashkëpunojmë me kompaninë Sharr Travel, e cila njihet tashmë çdo kund për shërbime shumë cilësore, autobus shumë komod dhe trajtim të një niveli tjetër të klientëve të saj.
Kompania më të madhe turustike në Kosovë “Sharr Travel” edhe sivjet do ta ketë ekskluzivitetin e hoteleve Regina për Kosovë. Sikurse gjatë viteve të kaluara edhe sivjet qytetaret e Kosovës që rezervojnë vikendet, apo edhe pushimet verore përmes “Sharr Travel” do të përfitojnë çmime shumë më të ulëta në tre hotelet e kompanisë Regina, pra në “Regina City”, “Regina Garden” si dhe “Regina Blue”.
Në hapjen e sezonës dhe për nder të fetës së 8 marsit Sharr Travel ka lansuar ofertën promocionale prej 90 euro, dy natë qëndrimi me mëngjes dhe darkë, duke përfshirë këtu edhe vizitat e ndryshme turistike në hotel Regina City në Vlorë.
Presidenti i kompanisë Sharr Travel z.Ruzhdi Kurtishaj dhe ai i kompanisë Regina z.Vasil Bedinaj pas marrëveshjes së nënshkruar janë zotuar se bashkëpunimi i ngushtë mes këtyre dy kompanive të mëdha do të vazhdoj edhe sivjet.
Sipas tyre, qytetaret e Kosovës të cilët dëshirojnë të kalojnë na ambientet e mrekullueshme të hoteleve Regina sa më herët duhet të rezervojnë pushimet përmes kompanisë Sharr Travel në Kosovë, pasi që do të përfitojnë çmime dukshëm më të lira.
Përndryshe Sharr Travel edhe më tutje është lider në fushën e turizimit në Kosovë, ka autobusët më moderne në vend dhe shquhet për shërbime cilësore gjatë udhëtimeve.
Duke shfrytëzuar ofertat e kompanisë Sharr Travel ju do të shijoni një bukurinë natyrore që ofron Shqipëria, një destinacion i mahnitshëm për të pushuar. Në bregdetin e saj, bregdeti Jonian dhe Adriatiku përhapin plazhe të mrekullueshme me rërë të bardhë dhe ujë të kaltër kristal. Qytetet bregdetare si Vlorë, Durrës, dhe Sarandë, Shëngjini e Velipoja ofrojnë një atmosferë të ngrohtë dhe të mikpritshme, me restorante të shijshme që ofrojnë kuzhinën e pasur shqiptare.
Kundrejt një çmimi shumë promocional që ofron kompania Sharr Travel për klientët e saj besnik ju do të vizitoni qytetet historike si Gjirokastra, Berati dhe Kruja tërheqin vizitorët me arkitekturën e tyre unike dhe trashëgiminë kulturore të pasur. Qyteti i Beratit, i njohur ndryshe si “Qyteti i mijë dritave”, me shtëpitë e tij tradicionale të shumëngjyrëshme që ngrihen në mal, është një nga mrekullitë më të paimagjinueshme të vendit.
Andaj mos humb kohë thirr menjëherë dhe rezervo vikendin, apo edhe pushimin veror në zyrat e Sharr Travel. Ata që rezervojë menjëherë natyrisht se do të përfitojnë çmime shumë të lira.