Pushtetarë, mos “hani molla”!

Prishtinë | 17 Shk 2023 | 16:18 | Nga Ismail Tasholli

Ndryshimi radikal i dikujt në qëndrime dhe pikëpamje quhet metamorfozë.

Nevojshmëria e ndryshimit duhet të jetë brenda logjikës së domosdoshmërisë që krijojnë kontekstet, realitetet. Pra, së pari t’i pranosh ato, mandej t’i “adaptosh” brenda ligjërimit dhe arsyetimit politik.

Shitja e aksioneve t’idealit për t’ble dhe rujtë pushtet, deri diku, edhe është e kuptueshme. Kur mendësia opozitare, përmes zgjedhjeve, obligohet të shndërrohet në mendësi institucionale, kompromiset janë të paevitueshme.

Por, t’i rrafshosh bash të gjitha “idealet” me një t’rame dhe t’u përngjash të tjerëve që shamja për ta t’ka pru n’pushtet, është gjendje anomalie, jo më lëvizje pragmatike.

Kjo ta vret origjinën dhe identitetin politik. Pak a shumë i bie që pasi t’i ngjitësh shkallët t’i hedhësh ato e t’mbetësh në hava godare.

Këtu nuk mundet me ju pshtu kërkush.

As ata “intelektualë” që mimikrojnë fore teorike “për t’u ujdisur me frymën e kohës”.

As ata intelektualë që ju ka “ikë” n’krahasim ligjërimi juaj për emancipim nën emrin e Agim Bahtirit e missgjysheve…

As ata intelektualë mediokër që i keni tutë apo fascionu tue ua citu pikturën, skulpturën, teatrin, letërsinë, filmin, me ni fjalë “teoritë”.

Të kuptohemi, të gjitha këto janë të vendosura mbi premisa të gjithëbotshme bullshitiste marksiste që s’i lë asnjë vend parkimi mundësisë së gabimit.

Tash, e kemi në pushtet një parti që dje gjithë ditën ka “hangër molla” për lehtësinë e Bashkimit kombëtar dhe sot bëhet kishe “s’jena prej ktuhit”.

E kemi në pushtet një parti që dje tërë kohën ka “hangër molla” kundër nepotizmit, dhe sot gërditshëm i ka pushtu krejt “hapësirat”, ku ju ka dhënë mundësia, me shokë e familjarë.

E kemi në pushtet, një parti që dje tërë kohën ka “hangër molla” për keqpërdorime të tenderëve e për taksa të qytetarëve dhe sot përqindjen e tenderëve njëburimorë e ka tepër shqetësuese.

E kemi një parti që dje ka “hangër molla” qenësisht kundër dialogut dhe “zajednicës”, dhe sot është me dy këmbët n’të.

E kemi një parti që dje ka “hangër molla” tërë kohën kundër korrupsionit dhe sot e mbron me hëz e sarrakuqje Martin Berishajn.

E apet t’u na kqyrë n’dritë t’synit thonë: “Ne jemi të tjerët”.

Me ligjërimin dje dhe qëndrimet sot, cilësimi më i lehtë do t’ishte bipolaritet diskursiv.

Por tash jeni cullak n’manipulim.

Të nderuar pushtetarë, e reja që keni pru në politikë është “maqina e rrenës” që zbrazë kuptimësinë e t’kaluemës për t’a banuar me budallakitë e juaja që po i shitni si mençuri te mediokriteti dhe armata e analfabetëve të painformuar.

Se, nëse n’këtë vend ka humb fija se kush është budallë e kush është taman, s’ju legjitimon juve në poshtërsinë tuaj t’përdorimit të “asetit politik” të quajtur MEDIOKRITET.

Megjithatë, ju urojmë suksese në finalen e dialogut!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme