Në pritje të konfirmimit nga Lista Serbe, zyrtarë të partive në pushtet kanë vazhduar me deklaratat optimiste se gjatë kësaj jave do të ratifikohet Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, shkruan sot Koha Ditore.
Vetë deputetët e subjektit kryesor serb në Kosovë nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje. Deputeti Slavko Simiq, i cili gjendej në Kuvendin e Kosovës të enjten, ku është mbajtur seanca plenare me pika të tjera, nuk është përgjigjur nëse janë marrë vesh me koalicionin qeverisës për ta votuar demarkacionin.
Marrëveshja e arritur mes koalicionit qeverisës dhe partisë opozitare- LDK është e pamjaftueshme për t’i siguruar dy të tretat.