Puthjet të mira për shëndet, ja 10 përfitimet

Prishtinë | 23 Tet 2024 | 08:24 | Nga Ekonomia Online

E dinit se të puthësh, përveçse është një gjest i këndshëm, i bën mirë shëndetit? Mesa duket, nuk ka vetëm një efekt pozitiv në humor, por sjell dhe një sërë avantazhesh fizike.

Më poshtë gjeni 10 përfitimet e puthjes, që ndoshta nuk i njihnit, dhe ju ofrojnë arsye të vlefshme për të vazhduar kështu, do ju bëjnë ta vlerësoni më tepër këtë gjest të mrekullueshëm dashurie!

PUTHJA TË BËN TË HUMBASËSH PESHË

Jo, nuk po ëndërroni: të puthësh të ndihmon të humbasësh peshë. Një puthje e cila zgjat 1 minutë ju ndihmon të digjni afërsisht 10 kalori.

PUTHJA SHËRON DHIMBJEN E KOKËS DHE DHIMBJET MENSTRUALE

Falë efektit analgjetik, puthja është në gjendje të kryejë një veprim qetësues mbi dhimbjen e kokës dhe menstruacioneve. Pra, hidhni medikamentet e ndryshme dhe falini partnerit/partneres një puthje: trupi do ju falënderojë.

PUTHJA RRIT VETËVLERËSIMIN

Puthja ndihmon në rritjen e nivelit të vetëvlerësimit, gjë e cila nuk duhet nënvlerësuar pasi ndihmon në të gjitha aspektet e jetës. Ndjenja e dashurisë dhe vlerësimit mund të veprojë vetëm si energji natyrore në mirëqenien tonë të brendshme, duke ndihmuar në rritjen e besimit në vete dhe duke krijuar bazat për një vetëvlerësim të fortë, që na ndihmon të jetojmë më mirë.

PUTHJA NDIHMON NË PARANDALIMIN E KARIESIT

Kalimi i pështymës rritet ndjeshëm gjatë puthjes dhe ndihmon në eliminimin progresiv të pllakave në dhëmbë, e cila është një ndër shkaqet kryesore të fillimit të kariesit. Pështyma gjatë puthjes kontribuon në eliminimin e pllakës së dhëmbit duke e bërë më rezistent ndaj alergjenëve të jashtme.

PUTHJA ËSHTË NJË ANTI-RRUDHË E PËRKRYER

A e dinit se gjatë puthjes aktivizohen 29 muskuj të ndryshëm të fytyrës? Kjo është arsyeja pse puthja konsiderohet një anti-rrudhë natyrale, e cila ju ndihmon të ndiheni të rinj, tonifikon lëkurën e fytyrës dhe vepron si një krem anti-rrudhë ekonomik.

BËN MIRË PËR ZEMRËN

Puthja ndihmon në sistemin kardiovaskular. Kur putheni zemra fillon aktivitetin duke pompuar më shumë gjak, kjo është një gjimnastikë e mirë për muskujt tanë, duke na mbajtur të rinj dhe në formë.

REDUKTON STRESIN

Puthja stimulon prodhimin e dopaminës, hormoni i lumturisë si dhe serotonin dhe oksitocinën, të cilat stimulojnë kënaqësinë dhe të ulin në të njëjtën kohë nivelin e kortizolit, hormonin e stresit. Kjo sjell jo vetëm një gjendje psikologjike të qetë dhe të relaksuar por edhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

PËRMIRËSON GJUMIN

Duke qenë një anti-stres natyral, puthja ka një impakt pozitiv edhe gjatë gjumit. Kështu, puthjet e gjata dhe intensive do të jenë të barabarta me orë të pafundme në krahët të Morfeos. Për më tepër, nuk është sekret që një jetë e qetë dhe e relaksuar sjell dhe përmirësimin e gjumit.

E PUTHURA RRIT MBROJTJEN E IMUNITETI

Me shumë gjasa keni menduar të kundërtën. Gabim! Shkëmbimi i pështymës që ndodh normalisht gjatë puthjeve është benefit shumë i mirë për sistemin tonë imunitar: pështyma përmban baktere, në kundërshtim me çfarë keni menduar, kanë aktivizuar sistemin mbrojtës duke e forcuar atë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme