Presidenti rus Vladimir Putin bisedoi sot përmes telefonit me kancelaren gjermane Angela Merkel, i cili, sipas Kremlinit, i kushtoi vëmendje në mos pranimin e provokimeve dhe spekulimeve rreth përdorimit të supozuar të armëve kimike në Siri.
“Udhëheqësit shkëmbyen pikëpamjet mbi situatën në Siri, duke marrë parasysh akuzat e një numri të madh të vendeve perëndimore dërguar Damaskut për përdorimin e armëve kimike. Pala ruse theksoi papranueshmërinë e provokimeve dhe spekulimeve mbi këtë temë,” thuhet në kumtesën e Kremlinit.