Një grup i vendeve perëndimore kanë kryer agresion kundër Sirisë, duke shkelur rëndë të drejtën ndërkombëtare.
Kështu i ka thënë presidenti rus Vladimir Putin, kancelares gjermane Angela Merkel në një bisedë telefonike, njoftoi shërbimi për shtyp i Kremlinit.
“Të dyja palët kanë shqyrtuar në detaje përkeqësimin e gjendjes në dhe rreth Sirisë. Presidenti rus tha edhe një herë se veprimet e një grupi të vendeve perëndimore, që kryen veprimin e agresionit, shkelën të drejtën ndërkombëtare, duke përfshirë Kartën e OKB-së dhe shkelën ndjeshëm zgjidhjen paqësore të krizës siriane”, thuhet në një njoftimin e Kremlinit, transmeton Klan Kosova.