Rusia është e gatshme të dialogojë me administratën e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në krye me Presidentin Joe Biden.
Kështu ka thënë një zëdhënës i Kremlinit, duke shtuar se presidenti Vladimir Putin me kënaqësi do t’i përgjigjej gatishmërisë amerikane për të biseduar, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Marrëdhëniet midis Moskës dhe Washingtonit kanë qenë në nivelin me të ulët që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
Kjo për shkak se të dyja palët e kanë akuzuar njëra-tjetrën për rolin në Ukrainë. Gjithashtu SHBA e ka akuzuar Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2016, ku Donald Trump u zgjodh president.